Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për dhunën e ushtruar ndaj dy këshërinjve Bilbil dhe Jashar Maja, nga anëtarë të fisit Rraja.
Këta të fundit akuzohen nga prokuroria për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje.
Ngjarja u regjistrua në korrik të këtij viti ku familjarë të ish-deputetit të PS Rahman Rraja, mes tyre edhe dajli i tij, dhunuan me sende të forta dy kushërinjtë Maja pas një konflikti për guroren në Borizanë.
Pamjet e publikuara tregonin dhunën barbare të ushtruar ndaj dy kushërinjve, të cilët kanë treguar se gjithçka ka nisur pas denoncimit të tyre se shpërthimet në gurore, në pronësi të familjarëve të ish deputetit, po u dëmtonin banesat.
E gjithë ngjarja, detyroi deputetin Rraja që të jepte dorëheqjen teksa i bënte thirrje djalit të tij të dorëzohej.