Në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ditë me sotme do të zgjidhen 3 gjyqtarë që do të jenë për 5 vitet e ardhshme, anëtarë të KLGJ.
Në konferencë, zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha ndër të tjera se si çdo organ i ri edhe KLGJ ka hasur sfida të panumërta, por shton se nëse sistemi gjyqësor sot është duke funksionuar, meritë për këtë ka edhe ky institucion.
Më pas Sadushi nuk lë pa përmendur, kërcënimet që u bëhen gjyqtare, ku vetëm pak ditë më parë, dy gjyqtare u morën mbrojtje. Ai tha se për këtë duhet një reagim i fortë.