Partia Socialdemokrate në qarkun e Elbasanit ka zhvilluar sot mbledhJen e rradhës më në fokus ristriukturimin e antarëve të kryesisë dhe vendosjen e synimeve për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në vitin 2025.
Kryetari Erion Murataj u shpreh se tashmë nuk do të ketë marrëveshje tjetër të kësaj force politike vec asaj më qytetarët! Murataj gjatë fjalës së tij vuri theksin se PSD do ti qendroj premtimit të bërë më 14 Maj për të qenë një me qytetarët.
Erion Murataj ‘’Është e qartë tashmë për ne që nuk mund të ketë marrësveshje tjetër vecse asaj me qytetarët. Ne I qëndrojmë cdo angazhimi dhe premtimi të ndërmarrë më 14 Maj përsa I përket qëverisjes vendore dhe do të jemi përkrahë qytetarëve, me qytetarët dhe për qytetarët’’.
Më tej Murataj shtoi se tashmë është e qartë që politika e vjetër nuk ka më cfare ti ofrojë njerëzve vec zhvatjes dhe fundosjes ekonomike. Në këtë mbledhje u lajmërua edhe nisja e punës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Erion Murataj ‘’Ne sot ndezim motorët për zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë.Ne do të jemi me qytetarët duke I kërkuar e duke I shtrirë dorën e bashkëpunimit kujtdo që mendon se duhet një frymëmarrje e re progresiste dhe një vendimmarrje e re kolegjiale për qytetet dhe njësitë administrative. Ne, në cdo rast kemi vendosur të jemi përkrah qytetarëve! Nuk do të ketë marrëveshje me askënd tjetër që nuk mbron interesat e tyre.’’
Në zgjedhjet e 14 Majit PSD arriti të fitonte këshilltarë në të 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit!