Sapo ka kaluar një shekull jetë dhe gëzon shëndet të mirë e kujtesë të fortë.

Ky është Ismail Xhepi, banori më jetëgjatë i Librazhdit, por ndoshta jo vetëm.

Ka lindur më 2 gusht 1923 në Çerçan, në të njejtin fshat që po kalon edhe pleqërinë.

Jetën e ka pasur të mundimshme. Vështirësitë i nisën që në moshën 2-vjeçare kur humbi të dy prindërit.

Ka marrë pjesë në luftëra, ka jetuar kohën e mbretërisë, diktaturës dhe demokracisë.

Ismaili ka 7 femijë. I ka rritur, arsimuar dhe i ka bërë të zotë. Sot ata i ka të gjithë pranë.

Një nga djemtë, Selim, thotë se i ati gjatë jetës ka ushtruar disa detyra e funksione.

Nexhmija, një prej nuseve tregon edhe sekretin e jetës së gjatë të 101-vjeçarit. Ushqehet me orar dhe konsumon produkte bio.

Disa herë shëndeti i të moshuarit është përkeqësuar, por sërish ja ka dalë. Sot është në këmbë, i fortë dhe i zoti të plotësojë nevojat e tij.

Përveç ushqimit të zgjedhur me kujdes, ajrit të freskët të fshatit, punës së pandërpreë, jeta e qetë e pranë të dashurve të shpirtit e ka ndihmuar Selim Xhepin të kalojë një shekullë jetë./abcnews.al