Prej ditësh është bërë virale një video ku një djalë emigrant i cili kishte tre vite pa takuar familjen e tij, i surprizon ata duke u veshur si kamarier. Djali në fjalë quhet Florian Osmani, i cili me ndihmën e vëllezërve të tij, arritën të realizonin të gjithë suprizën për familjen.

Prindërit e tij kanë treguar emocionet që përjetuan në ato momente, në një lidhje Skype në “ABC”.

Nëna e Florianit tregon se në momentin që djali i saj ka hyrë në lokal dhe u afrua në tavolinën e tyre për tu marrë porosinë, nuk e ka njohur që ishte Floriani, vetëm nga zëri e ka kuptuar që bëhej fjalë për djalin e saj.

Vëllai i vogel i Florianit tregon se: “Të katërt si vëllezër menduam diçka të bukur, pavarësisht se prindërve i kishte shkuar mendja për një nuse ose ndonjë makinë. I thash nuse nuk keni as makinë, po është diçka shumë e madhe,”.

“E shikova një herë dhe më ngjau zëri, pastaj po e shikoja, kur tha ca doni të pini ktheva kokën dhe po e shikoja mirë, ua çuni thash”, shtoi e emocionuar zonja.

I shtangur nga kjo surprizë ka qënë babi i Florianit, i cili tregon se: “Sa për surprizën kishim mbi 12 orë që mendohesha se ca mund të jetë dhe nuk e prisja”.

Faxweb.al