Pyetjes se nëse i druhet një arrestimi, ish-kryeministri Berisha iu përgjigj se nuk i frikësohet asnjë gjëje. Ai shprehet se këto akuza të pabaza e motivojnë edhe më shumë në aksionin opozitar.
Berisha shton se tani ai do të shumëfishohet edhe më shumë në veprimet e tij politke, duke thënë që lufton për fitore.
Popullit opozitar ai i bën thirrje të vazhdojnë këtë rrugë që nisën dje në parlament me deputetët e tjerë.
Sali Berisha: Asgjë nuk më frikëson. Kjo shumëfishon Sali Berishën në qindra mijëra. Po luftoj për fitore.
Popullit opozitar i them të vazhdojmë rrugën që nisëm dje deri në fitore. Vetëm sa inkurajohem më shumë kështu.