Një sasi lënde narkotike, kanabis është kapur në doganën e Kapshticës këtë të mërkurë.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se sipas informacioneve paraprake, është arrestuar shtetasi i identifikuar si R.T

Në automjetin tip “Benz” me targa të huaja të drejtuar prej tij, janë gjetur 8 pako të mbështjella me kanabis.

Ai u kap nga Policia e Kapshticës, ndërsa u arrestua dhe aktualisht ndodhet në drejtori për të dhënë deklarime.

Dyshohet se ai do ta dërgonte drogën në Greqi./abcnews.al