Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për tre shtetasit e akuzuar për nxitje dhe përdorim të drogës dhe më pas përdhunimin e 26 vjeçares pak ditë më parë.
Dy prej tyre, arrestuar Oltjon Tahiri dhe Albi Ceno janë arrestuar ndërsa në kërkim është Gentjano Mehmeti dhe një tjetër.
Ngjarja ndodhi të dielën. Sipas gazetarit Elton Nika, të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin. E reja u gjet në rrugë nga policët, të cilët më pas e kanë dërguar në spital./abcnews.al