Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka zbuluar se është thirrur në SPAK, pas një denoncimi që ishte bërë ndaj tij për fshehje pasurie.

Baçi tha se është thirrur nga prokurorët pak muaj më parë, dhe se kur kishte shkuar për herë të parë, i kishin marrë edhe telefonin.

Ai zbuloi se është pyetur për pasurinë, dhe pronat që ka.

“Në SPAK kam qenë dhe unë, më ka marrë në telefon një oficer i SPAK dhe më tha duhet të vish për një deklarim. Shkova deklarova. Më thirrën për një denoncim të bërë për mua nga një patronazhist nga Fieri, që thoshte se s’kam deklaruar të ardhurat. Ka nja dy tre tre katër muaj…

SPAK kishte marrë denoncimin, kishte marrë dokumentacionin e hapi dosjen dhe mori deklarimin nga unë. Më tha sa prona ke, i  thashë kam këtë këtë… Jo po të më nxirrnin urdhër paraqitu, se nuk do veja nëse do ishte në atë formë. Ka procedurë ligjore”, deklaroi Baçi në “Report Tv”.