Lajmi i Fundit/ Seanca nis me tensione, deputetët opozitarë bllokojnë foltoren! Garda i qëndron para

Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me përplasje mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Kujtojmë se kjo seancë mbahet ditën e sotme pasi në seancën e fundit deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin në kushte normale të seancës, e cila u shty.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve të Partisë Demokratike që të ulen në vendet e tyre dhe që seanca të zhvillohet normalisht, por deputetët kanë refuzuar kategorikisht duke mbajtur qëndrimin e tyre.