Ish-kryeministri Sali Berisha foli për mediat pas mbledhjes së grupit parlementar demokrat në ambjentet e Kuvendit. Berisha u shpreh se dënon provokimet e deputetëve socialist në seancën e djeshme. Sipas tij ajo që ndodhi dje ishte një protestë e deputetëve të opozitës në sallën e Kuvendit.
Në këto kushte deputetët e mazhorancës nuk mund të merrnin fjalën. Për përplasjen me deputetin socialist Sinaj, Berisha tha se ai nuk duhet ta merrte fjalën teksa deputetët demokrat protestonin në Kuvend.
Sipas tij ajo përplasje u ekzagjeruan nga mediat pasi Vullnet Sinaj nuk u godit.
Sali Berisha: Diskutuam se si të përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë përpjekjeve të Edi Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave kushtetuese në parlament.
Së pari dënoj çdo provokim në kohën që jemi në protestë në parlament. I kërkoj deputetëve socialist. Mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë minimumi është të respektohet protesta. Mos të ndodh si dje, ne protestonim ata merrnin fjalën. Kjo situatë i turpëron ata. Ne protestojmë për problemet më të drejta për ekzistencën e parlamentit.
Edi Rama ka zgjedhur taktikë të mbyllë parlamentin në mënyrë që ta bëjë të paqenë parlamentin. Do ketë me datën 2 dhe tjetrën me datë 22. Ne vazhdojmë betejën. Jemi të betuar të vendosim të drejtat tona kushtetuese. Zoti Sina nuk mund të merrte fjalën në një kohë kur tërë opozita ishte në protestë. Të tjerat i ekzagjeruan mediat sepse ai nuk u godit. Pati përplasje se u vërsul. E shkeli moralisht dhe ligjërisht çdo gjë. Mori fjalën për të prishur protestën. Nuk mund të prish protestën e opozitës.