Valentino Murataj ishte kapiteni i Partizanit në ndeshjen e sotme ndaj Laçit. Ai foli për presionin si dhe për faktin që po i marrin fitoret në minutat e fundit shtesë.

“Duke qenë se Partizani ka një grup lojtarësh që prej 2-3 vitesh luajmë bashkë, një bosht prej 6-7 lojtarësh, kemi grup shumë të mirë, harmoni, kemi karakter, mentalitet dhe kjo e ka një gjë të mirë që fitojmë në fund, ka gjëra të mira pasi rritet edhe besimi, por duhet ti mbyllim ndeshjet më shpejt sepse sa vonon vonon dhe ndonjëherë hyjmë në presion dhe tension dhe mund të ndëshkohesh.

Sezoni sapo ka filluar, ne kemi pasur problem me dëmtimet, na mungojnë gati 6 lojtarë në formacion, kemi një forcë grupi shumë të madhe, unë për vete ndjehem mirë, rëndësi ka kur fiton sepse jam më të mirën kudo që të luaj.

Ka të mirat dhe të këqijat e veta, ekipi hyn në tension kur nuk shënon dhe mund të pësosh dhe nuk ke kohë të reagosh, është një gjë që duhet ta përmirësojmë dhe ta zgjidhim ndeshjet sa më shpejt, i ka të dyja, kjo tregon edhe që fizikisht jemi mirë. U futëm në tension, duke patur 4 fitore rresht, do të fitosh me çdo kusht dhe nuk po dilnim gradualisht në sulm, nuk po dilnim rrjedhshëm nga mesfusha në sulm, të qarkullonim topin, dhe ky ishte problemi ynë që spo dilnim gradualisht në sulm”, deklaroi ai për “MCN TV”./ h.ll/abcnews.al