Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Bardhyl në Tiranë, në një karburant.

Mësohet se një autobot që furnizonte me benzinë karburantin, gjatë kësaj kohe ka shpërthyer duke dëmtuar shoferin, Myrto Kadiu dhe menaxherin e karburantit, Mikolavan Collaku.

Dy dëmtuar janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Miklovan Çollaku  (menaxher) dhe shtetasi Myrto Kadiu  (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al