TIRANË-Rreth një orë më parë  u regjistrua një shpërthim në një pikë karburanti në kryeqytet. Shpërthimi ndodhi në një karburant në rrugën “Bardhyl” , ku për shkak të shpërthimit u dëmtuan dy persona, menaxheri, Miklovan Çollaku dhe shoferi, Myrti Kadiu, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas të dhënave nga policia, ka pasur një shpërthim të valvulës së sigurisë të dhomës së nëndheshme të gazit ngjitur me karburantin.Nga kjo kanë nisur flakët, ndërsa shoferi i plagosur, Myrti Kadiu, ka tentuar të largojë autobotin me benzin nga vendi i ngjarjes, por duke qenë se ishte i lënduar ka humbur kontrollon dhe ka rënë në shkallët e një biznesi të ngjitur me karburantin.