Rreth 100 operatorë turistikë që operojnë prej vitesh në zonën bregdetare të Darëzezës, Pishporos dhe Semanit në Fier , kanë protestuar sot në lidhje me një shkresë zyrtare që u kërkon të prishin obiektet e tyre provizore brenda 5- ditëve , ose në të kundërt do të përballen me penalitete, me një gjobë prej 50 milionë lekësh. Sipas tyre kjo është një padrejtësi e pajustifikueshme pasi afati kohor që u kërkohet është shumë i shkurtër teksa theksojnë se përgjatë viteve u është kërkuar mënyra se si duhet ti ndërtojnë dhe aredojnë ndërkohë që nga ana tjetër shteti nuk ka paraqitur asnjë projekt serioz për zhvillimin e turizmit në zonë.
Ata kanë theksuar se në kushtet e presionit psikologjik disa operatorë e kanë firmosur këtë shkresë ndërsa shumë te tjerë janë të vendosur për ta ndjekur çështjen edhe në organet ligjore.
Ndërkohë nga Fieri në lidhje me këtë problematikë ka reaguar edhe ministri i brendshëm Taulant Balla i cili i ka siguruar operatorët se obiektet e tyre nuk do të prishen, por ata duhet të aplikojnë për tu regjistruar për leje pranë portalit e- Albania teksa ka theksuar se koha e informalitetit ka marrë fund.