Partia Socialiste kërkon masë disiplinore për tre deputetë të opozitës, pas tensioneve që u krijuan dje në Parlament. PS kërkon masë disiplinore për Saimir Korreshin dhe dy deputetet Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj.

Këto të fundit, për arsye se mbanin në çantë tumueset që hodhi në seancë Korreshi.

Sakaq në orën 15:00 do të mbledhet Komisioni i Etikës, ku do të shqyrtohet kërkesa e socialistëve.