Përmes një njoftimi për mediat, GJKKO thotë se i ka dërguar përmes postës shkresën për t’u paraqitur, ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në njoftim thuhet se shkresa është dërguar në 3 adresa përmes postës: në shtëpi, në selinë e PD-së dhe pranë Kuvendit të Shqipërisë. Nga ana tjetër GJKKO thotë se njoftimi është kthyer mbrapsht me nënshkrimin: “Refuzuar”.
Këto dëftesa të GJKKO-së i janë dërguar dhe përfaqësueve ligjorë të Sali Berishës.
Njoftim
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.
Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.