Motra e Adnant Jaupit, trupi i të cilit u gjet i pajetë në Xarrë, ka treguar detaje se ku kishte komunikuar për herë të fundit me të vëllanë.
Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti, motra e 53-vjeçarit tha se kishte folur me të 1 muaj më parë, ndërsa sqaroi se nuk e kishin denoncuar në polici, pasi kështu procedonte dhe më parë.
“Nuk e kishim shpallur të humbur. Kemi folur me të 1 muaj më parë. Ai nuk ishte bari, punonte në një fermë në Sarandë në Konsipol. Mbillte dhe kujdesej për ullinjtë, portokallet. Këtë punë mbante. Ne e dënim që ai punonte se këtë gjë e ka bërë më përpara. I shkëpuste lidhjet për 2-3 muaj dhe më pas kontaktonte. Nuk kishim shkuar as në polici. Ishte hera e parë dje që mori policia e Sarandës, që dhanë lajmin që është gjetur I vdekur dhe kaq. Ai ishte beqar.”, tha ajo.
(BalkanWeb)