Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vijuar zbatimin e Planit të Monitorimit, me qëllim mbikëqyrjen e veprimtarisë së subjekteve të AMP në drejtim të performancës dhe sjelljes së punonjësve të Policisë në komunitet, si dhe respektimit të normave dhe rregullave të etikës

Në datë 15 nëntor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të Policisë Inspektor D.P., me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Borsh.

Ditën e djeshme, rreth orës 18:00 në qytetin e Sarandës, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.

Pas kryerjes së testit të alkolit, ai rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.1 mg/l.

Nga aksidenti nuk ka patur persona të dëmtuar.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.

*

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), në zbatim të Planit të Monitorimit mbi respektimin e normave dhe rregullave të etikës, kanë monitoruar efektivat e Policisë në gjithë rajonin që mbulon.

Janë konstatuar në brendësi të një bar-kafe punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Peqin, M.Z. dhe G.T., me funksion Ndihmës Specialist të Policimit në Komunitet duke konsumuar pije alkolike, veshur me uniformë të Policisë së Shtetit, në kundërshtim me rregullat e Etikës Policore dhe parashikimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, duke kryer shkelje të rëndë disiplinore.

Ndaj tyre do të rekomandohet fillimi i hetimit disiplinor pranë Komisionit Disiplinor në AMP.

#amp08009090