Shqipëria ka marrë një barazim në transfertë ndaj Moldavisë me rezultatin 1-1.

Autori i golit për ne ka qenë Sokol Cikalleshi falë një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë, në minutën e 25’. Taulant Seferi po tentonte me driblimet e tij të dërgonte topin brenda zonës, dhe është rrëzuar nga kundërshtari duke fituar kështu penallitnë.

Pjesa e parë ka qenë tepër intensive dhe me disa sekuenca agresiviteti nga të dyja skuadrat. Shqipëria ka mbyllur harkun e parë kohor me një paraqitje më të mirë se kundërshtari, duke qarkulluar shumë topin, por hapësirat nuk kanë qenë shumë të mundshme pasi moldavët janë vendosur mirë në mbrojtje.

Pjesa e dytë ishte ashtu siç pritej, me Moldavinë e cila tentoi disa herë të gjente golin e barazimit, duke i vendosur kuqezinjtë shpesh në vështirësi. Shqipëria pati edhe një rastë artë me Seferin pranë fundit të lojës, por portieri moldav arriti ta largonte topin.

Atëherë kur nuk duhej, Moldavia ka gjetur golin e barazimit në minutën e 87’.

Ky barazim na çon tashmë në Gjermani, në “EURO 2024”, për herë të dytë në histori në këtë kompeticion. Shqipëria ka bërë një rrugëtim perfekt në këto kualifikuese, duke u pozicionuar tashmë aktualisht në vendin e parë me 14 pikë./ h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e Cikalleshit

Goli i Moldavisë