Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Lezhë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shoferi i një furgoni, i cili është qëlluar me armë në sy të pasagjerëve.
Paraprakisht dyshohet për një konflikt të castit mes tij dhe autorit, i paidentifikuar ende.
Shoferi i furgonit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut per jeten.