Një 18 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Berat. Policia njofton se i riu nga Kavaja, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur të shtunën rreth orës 12:00 në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit.
18 vjeçari ishte pranuar në muajin qershor të këtij viti për trajtim pranë kësaj qendre me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.