etaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi me tritol në ambientet e jashtëm të një lokali në kryeqytet. Gazetari i ABC News, raporton se lokali rezulton të jetë i marrë me qira nga Armand Xhaferraj.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të gjetur detaje për identifikimin e autorëve. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se janë përdorur 100 gramë lëndë eksplozive.
Sakaq, janë dëmtuar lehtë edhe fasadat e dy bizneseve ngjitur. Grupi hetimor, pritet të marrë në pyetje 40-vjeçarin, për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë konflikt të mundshëm të mëparshëm./abcnews.al