“Elbasan i bukur Elbasan”
Të lindësh e të rritesh në Elbasan “asht” krenari më thoshte gjyshi që në vogëli. Më dukej e çuditshme se përse duhet të ndjehesha krenar që jam lindur në Elbasan por nuk m’u desh shumë kohë ta kuptoja.
Teksa udhëtoja me tim atë në çdo cep të këtij qarku kaq të bekuar nga Zoti me bukuri natyrore të pashoqe njoha çdo qytet e çdo fshat të tij. U rrita duke udhëtuar në zonat më të thella të Prrenjasit. Duke vizituar mrekullitë natyrorë të Gramshit. U njoha më shpirtin artistikë të qytetarëve të Librazhdit dashamirës të artit. Peqini edhe sot më bën të kthehem të provoj ushqimet e mrekullueshme të tij. Nuk mund të harroj mikpritjen e qytetarëve të Cerrikut. Belshi i bukur ashtu si dikur më fton edhe sot të kthehem aty çdo fundjavë.
Po Elbasani?
Hapat e mia të para ishin në këtë qytet. U rrita duke dashur çdo cep të tij . Teksa vitet kaluan e duke takuar çdo ditë bashkëqytetarët e mi mësova se Elbasani, shtëpia jonë meriton shumë më shumë se kaq. Të gjithë , Elbasani,Prrenjasi,Librazhdi,Cerriku,Belshi,Gramshi e Peqini janë qytetet tanë. Janë qytetet ku ne jetojmë e që kanë nevojë për zhvillim, për punësim e për energji të reja. Është koha që ne t’ia dalim të jemi bashkë për të ndryshuar të ardhme duke i dhënë besim të rinjëve.