Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në zonën e Laknasit në Kamëz. Maliq Marku ka vrarë me armë zjarri 55-vjeçarin Shefqet Hasa, pas një konflikti të ndodhur mes tyre për pronën.

Autori dhe viktima jetonin në të njëjtën lagje dhe konflikti mes tyre është bërë një kanal, ndërsa sherri ka qenë i vazhdueshëm.

Mësohet se 50-vjeçari që u raportua se mbeti i plagosur ka qenë një kalimtar i rastit dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen. Besim Keça mbeti i plagosur nga të shtënat me armë, ndërsa është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor

Sakaq Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet.

/abcnews.al/