Kryekomisari Stiljan Pasho, i akuzuar për trafik droge, i është caktuar masa “arrest me burg” nga gjykata e Korçës. Ai ka mohuar se ishte në dijeni se në makinën, që nuk iu nënshtrua kontroĺlit kishte lëndë narkotike.

“Kundërshtojmë vendimin e gjykatës për arrest me burg sepse nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë përfshirjen e kryekomisarit në trafikun e lëndëve narkotike. Sipas mbrotjes, Pasho ka udhëtuar rastësisht nga Korcca në drejtim të doganës të Kapshticës me personin i cili u arrestua në Greqi për transportin e 27 kg të lëndëve narkotike. Kur kanë mbërritur në doganë, Pasho e ka favorizuar për të kaluar pa radhë Lorenc Likën, por nuk ka patur dijeni për lëndën narkotike që ndodhej në mjet.”, ka thënë avokati mbrojtjës Nevzat Tarelli.

Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, u përjashtua nga Policia e Shtetit pas arrestimit të tij nën akuzën e trafikut të drogës.

Pasho ra në pranga pasi, duke përdorur detyrën e tij, ndihmoi Lorenc Likën që të kalojë 26 kg drogë në pikën kufitare të Kapshticës, pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij. Nga hetimet rezultoi se kryekomisari ka shoqëruar Likën për të kaluar mjetin tip “Passat” nga Kapshtica drejt kufirit grek./abcnews.al