Lexohen në Gjykatë deklarimet e Abdyl Ramës të dhëna në qershor dhe ditën e arrestimit të Belerit. Abdyl Rama nuk gjendet në Shqipëri dhe është një person në dijeni për situatën.
Avdyl Rama: Pak ditë pas arrestimit të Belerit më kapën në Himarë dy persona që më kërkuan të tërhiqnin deklarimet e tij dhe të vëllait Arsen Rama.
Ata thanë se janë miqtë e Belerit. Nëse do të tërhiqni deklarimet do t’i sigurojmë azil politik për vëllain në Greqi.
Nga ana tjetër, ai tregon edhe një rast kur i kanë prerë rrugën në Livadh dhe e kanë kërcënuar për kallëzimet e tij ndaj Belerit, çka ka bërë që ai të largohet nga Shqipëria dhe i vëllai nga Himara.
Avdyl Rama: Në nje ditë tjetër duke ikur në Livadh me motor më preu rrugën një person dhe që në duar dukej sikur mbante një armë më ka kërcënuar dhe sharë greqisht nga nëna që më ka vdekur.
Që kur u arrestua Fredi Beleri ne na ka falimentar biznesi sepse nuk na ble më njeri peshk si dhe në Himarë nuk na flet më njeri.
Ndërkohë Fredi Beleri ka refuzuar të dëhmojë në SPAK, duke u shprehur se procesi ndaj tij është i njëanshëm. Beleri akuzohet se ka tentuar të blejë vota në zgjedhjet e 14 majit.
Sakaq seanca e rradhës ndaj tij do të zhvillohet më datë 19 dhjetor, ora 14:30.