SPAK ka arrestuar sot 10 drejtues dhe ish-drejtues në Bashkinë e Tiranës. Mësohet se urdhërin për arrestimet i ka dhënë GJKKO dy ditë më parë. Ndër të arrestuarit është Taulant Tushe, drejtor i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës.

Po ashtu një tjetër i arrestuar është edhe Ylli Molla. SPAK ka ekzekutuar urdhërarrestet për 3 persona për shkak të aferës së Inceneratorëve. Ndërkohë që të tjerët akuzohen për Firmën 5D, e cila dyshohet se kishte aksionerë 5 drejtorë të bashkisë Tiranë dhe përfitonte të gjithë tenderat