Dëbora ka mbuluar veriun e Kinës, ndërsa shkollat janë mbyllur dhe sistemi hekurudhor është jashtë funksionit.
Në Zhengzhou, kryeqytetin e Provincës së Henan, temperaturat shënon zero gradë, me alarmin e ngritur sidomos mëngjesin e kësaj të hënë, ku termometri pritet të shënojë deri në -11 gradë.
Qindra fluturime janë anuluar sikurse çdo zyrë shtetërore, të paktën për sot, do të qëndrojë e mbyllur.
Në Pekin, më shumë se 180 linja autobusësh janë pezulluar.
/abcnews.al