Kryetari i Partisë Demokratike (Rithemelimi), Sali Berisha ka bërë një mbledhje urgjente ditën e sotme me kryetarët e degëve të Tiranës. Në mbledhje Berisha ka bërë thirrje të organizohet një protestë ditën e hënë në orën 12:00, përpara ambjenteve të Kuvendit. Ky propozim i Berishës mori miratimin e gjithë grupit.

Sakaq, në ditën e hënë në mënyrë paralele brenda ambjenteve të Kuvendit, Këshilli i Mandatave do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për autorizimin e masës ndaj Berishës, me “Arrest në shtëpi”

Siç bëhet me dije, protesta do të ketë edhe të enjten e ardhshme kur do të mbahet seanca plenare në Parlament, me qytetarët dhe mbështetësit e Berishës që do të mblidhen jashtë ambjenteve të Parlamentit.