Këngëtarja Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zemrën n’dorë”.
Artistja u përzgjodh nga votat e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovision që do të mbahet në Malmo të Suedisë.
Ndërsa fituesi i Festivalit të RTSH-së, me votat e jurisë, u shpall Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.
Çmimi i dytë i Festivalit shkoi për Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa këngëtari Shpat Deda u rendit në vendin e tretë me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.