KAS ka pranuar ankimin e ish-deputetit Lefter Maliqi në lidhje me mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Maliqi i ishte drejtuar KQZ më herët për të ndërprerë mandatin e Hajdarit për shkak të një deklarimi të rremë në Formularin e Dekriminalizimit. Hajdari më parë ka vuajtur një dënim në Greqi të cilën nuk e ka kallëzuar në formular. Por kërkesa e Maliqit për ndërprerje mandati u hodh poshtë nga Celibashi më datë 14 nëntor.

Më pas Maliqi e ankimoi vendimin e kreut të KQZ në KAS. Ditën e sotme ishte seanca e ankimimit, ku avokatët e Maliqit paraqitën parregullësitë në këtë proces. Dhe kështu KAS vendosi ta pranojë ankimimin duke e çuar sërish çështjen në KQZ për rishqyrtim të mandatit të Kreshnik Hajdarit.