Doris Kopaci nga fshati Vërdovë ka mbërritur në familjen e tij i traumatizuar.
Ai nuk ka pranuar të flas për mediat, për shkak edhe të gjendjes së tij.
Jashtë kamerave ai është shprehur se nuk ka patur asnjë provokim apo fjalë nga ana e shqiptarëve drejt dhunuesve, ndërkohë që këta të fundit i kanë ndaluar në rrugë duke i dhunuar pa asnjë arsye.
Kopaci tregon se i kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup. Ai shton se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve në asnjë moment.
Gjithçka më pas është e ditur thotë ai, pasi morën mjekime në Mal të Zi dhe janë kthyer mbrapsht në Shqipëri.