Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë ka mbetur e vdekur një 60-vjeçare.

Burimet bëjnë me dije se një kamion ka goditur një makinë të vogël fortë dhe për pasojë një pasagjere e mjetit ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(R.G/Faxweb.al)