Orët e para të mëngjesit të sotëm, një shtëpi ka marrë flakë në fshatin Kodhel të Lezhës.
Shtëpia e shtetasit Landi Marku është shkrumbuar nga flakët, teksa forcat zjarrfikëse janë gjendur menjëherë në vendngjarje.Nuk dihet ende shkaku i përhapjes së flakëve të zjarrit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri dhe banorët e shtëpisë kanë mundur të dalin në kohë nga banesa.