Një 45 vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur, brenda së cilës iu gjet edhe armë.

Policia thotë se 45 vjeçari, që udhëtonte me automjetin tip “Benz”, është ndaluar te rrethrrotullimi i Savrës, dhe pas kontrollit iu gjetën një armë gjahu, 15 fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë (shkop metalik).

Gjithashtu, nga verifikimet më tej rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë 45-vjeçari, si dhe u sekuestruan armët dhe fishekët./abcnews.al