Lulzim Basha ishte i pranishëm sot në Kuvend në seancën plenare që u zhvillua në pak minuta për shkak dhe të protestës së disa deputetëve opozitarë të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
Ndërkohë që të pranishëm në parlament ishin dhe ambasadorët e Britanisë dhe Gjermanisë si dhe presidenti Bajram Begaj.
Basha u shpreh se ajo që ndodhi sot ishte një teatër me skenar dhe regji të Edi Ramës për të mos lejuar funksionimin normal të jetës parlamentare.
Nga ana tjetër, Basha lajmëroi se është arritur dakordësia me ndërmjetimin e faktorit ndërkombëtar për të ngritur një Komision për Reformën Zgjedhore së bashku me mazhorancën.
Lulzim Basha: Mbajtja e përgjegjësisë, po vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edir Ramës që pamundëson zërin e opozitës dhe dhënien e llogarisë që është funksion kryesor i parlamentit. Sot kam një thirrje për presidentin, të kthejë prapa ndryshimet për komisionet hetimore. Dhe në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtar ia kemi dalë të bëjmë një hap të parë modest sa i takon prioriteteve për largimin nga skena politike të papërgjegjshmërisë dhe mesa duket me ndihmën e aleatëve PD ia ka dalë të bindë palën tjetër për të nisur punën me komisionin bipartisan për reformën zgjedhore. Detajet më vonë, por falenderoj SHBA Britaninë që kanë ndihmuar jo thjesht PD por interesin publik. Se kur do mblidhet komisioni do ta shohim.