gron Neza është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me përmendjen e tij në çështjen “McGonigal”, ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ndërsa më herët është pyetur edhe Dorian Duçka.
Sipas dosjes, në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i njohur si personi ‘B’, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.
McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëjnë udhëtime nëpër Europë ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.
(BalkanWeb)