Bombolat e gazit në vendin tonë gjejnë një përdorim të gjërë në çdo familje apo biznes.Megjithatë përdorimi i tyre në shtëpi ka sjellë një sërë incidentesh të cilat kanë patur edhe pasoja fatale deri në humbje jete.
Shefi i shërbimit zjarrfikës në Elbasan thotë se edhe vitin që lam pas në Elbasan u shënuan një sërë incidentesh me bombulat e gazit, të cilat patën edhe pasoja.
Sota thotë se ka një rregull teknik për të përcaktuar saktë për volumin apo ambientin në të cilin vendoset bombula.
Në mënyrë kategorike ndalohet përdorimi i bombulave 5 litroshe në ambiente të mbyllura pasi nuk konsiderohen të sigurta.Këto bombula përdoren kryesisht për gatim.
Pasi kalon një periudhë e caktuar kohe çdo përdorues i këtyre bombulave duhet ti drejtohet pikave të çertifikuara të kolaudimit për të vleresuar gjendjen e tyre.
Shumë familje zgjedhin që gjatë dimrit të ngrohen me gaz, sipas ekspertëve kjo nuk është e ndaluar por apelohet për shumë kujdes.
Ekspertët e mbrojtjes nga zjarri këshillojnë që në një ambient të mbyllur që ka një volum 10 metër kub nuk lejohet të vendoset asnjë bombul. Në një ambient që është nga 10 deri në 20 metër kub lejohet të mbahet një bombul 15 kg, ndërsa nga 20 deri në 15 metër kub lejohet të mbahen dy bombula 30 kg.