Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi, Maqellarë. Policia njofton se një 26-vjeçar ka goditur me thikë vëllanë e tij 23-vjeçar dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili menjëherë pasi ka kryer aktin e rëndë është arratisur.
Informacion paraprak
Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes
Top Channel