Lorin Xhelilaj është arrestuar nga Policia e Tiranës për shkak se dyshohet se ka përvetësuar 215 000 euro, nëpërmjet skemës së mashtrimit.
38-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do t’i siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.
Gjatë hetimeve dhe kontrolleve të kryera në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 108 600 euro. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë së të arrestuarit./ abcnews.al