Shqipëria po zbrazet frikshëm nga fëmijët. 4 mijë fëmijë më pak janë ulur në bankat e shkollës nga klasa e parë në 12 njësi vendore, vetëm në tre qarqe, Tiranë, Durrës dhe Dibër.

Të dhënat zyrtare vijnë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar në Durrës e cila ka në juridiksion 12 njësi vendore.

Për herë të parë në vitin mësimor 2023-2024 as Tirana nuk shënon më trendin e rritjes së nxënësve që regjistrohen në shkollat e arsimit parauniversitar klasa 1deri 12, duke shënuar ulje.

Në 55 institucionet arsimore publike dhe 17 private nën juridiksionin e Zyrës Vendore Arsimore Durrës nisën mësimin në vitin arsimor 2023-2024, 28991 nxënës në klasën 1 deri 12 ose 3% më pak se ne vitin paraardhës.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës Hazbi Lika në një intervistë në News24 deklaroi se trendi është vetëm në rënie i regjistrimit të nxënësve nga viti në vit, duke renditur shkaqe kryesore lindshmërinë e ulët dhe shpopullimin. Sinkron

Sipas një analize të bërë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar në Durrës që mbulon 12 njësi vendore, rezulton se në vitin arsimor 2023-2024, në Tiranë janë regjistruar 941 nxënës më pak në arsimin publik, në Durrës 874, Dibër 351 , Bulqizë 272, Kamzë 451, Kavaje 141, Klos 113, Kruje 213, Mat 238, Rrogozhinë 228, Shijak 65, Vorë 113