Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit përgjatë javës në vendin tonë, por edhe në rajon.
Kjo javë do të jetë e përfshirë nga nja mot i qëndrueshëm kryesisht gjatë paradites, ndërsa pasdite mund të ketë vranësira të shoqëruara herë pas herë edhe me reshje shiu.
“Kjo javë do të paraqitet kryesisht me mot të qëndrueshëm gjatë paraditeve ku intervalet me kthjellime do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit. Ndërkohë pjesa e dytë e ditë do të shtojë vranësirat pothuajse çdo ditë. Parashikohet që nesër të rrezikohet nga momente me pika shiu në shumë zona në qendër të vendit. Momente me pika shiu duke filluar që nga mesi i javës duke filluar nga dita e enjte dhe e premte vranësirat do të jenë akoma më prezente në të gjithë territorin, duke gjeneruar reshje në zonat malore. Sa i përket temperaturave të ajrit, sot shënohet temperatura më e ulët në -1 gradë në Peshkopi, maksimalja deri në 17 gradë në vijën bregdetare. Ka sinjale që fundjava që sjellë paqëndrueshmëri të motit. Sa i përket rajonit, republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të jenë deri ditën e mërkurë me një mot të qëndrueshëm, vranësira të lehta. Pritet që dita e enjte dhe e premte të shtojë vranësirat duke risjellë reshje shiu dhe reshje të pakta dëborë në zonat e thella.”, tha ndër të tjera meteorologia Lajda Porja.