Një kallëp tritoli është gjetur në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të një avokati në Sarandë. Abc News mëson se dyqani ku është vendosur eksplozivi rezulton në pronësi të avokatit Ilia Thanasi, ish-kryetar i Komunës Aliko.
Dyqani shërbente për shitje të dekoreve për festa dhe të luleve. Grupi hetimor ka rrethuar zonën, ndërsa pritet të mbërrijnë forcat xheniere.
Policia ka nisur punën për të bërë identifikimin dhe më pas kapjen e autorit/ve/
Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e policisë
n.m.abcnews.al