Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbrëmjen e kësaj të mërkure ka lënë Shqipërinë, duke përmbyllur kështu vizitën historike. Në Samitin e  Sigurisë, i cili u mbajt këtë të mërkurë në Tiranë, prezentë ishin dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Samitin e zhvilluar rëndësia u vendos tek mbështetja e Ukrainës. Liderët që morën pjesë në këtë Samitin dolën në një deklaratë të përbashkët duke dënuar agresionin rus.

Rama dhe Zelensky hapën samitin në Pallatin e Kongreseve, ndërsa më pas punimet u zhvilluan me dyer të mbyllura. Gjithashtu kryeministri Rama e Zelensky dolën para mediave në përfundim të Samitit.

Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që u rreshtuan në krah të Ukrainës kur nisi pushtimi rus. Po ashtu, Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm dy vitet e fundit kur ishte anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara  për çështjen e Ukrainës./ abcnews.al