Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot kërkesën e familjarëve për 4 vrasjet në bulveard më 21 janar. Më konkretisht, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, do të marrë në shqyrtim kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkojnë që hetimet të kryhen nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Tiranës.
Një ditë më parë familjarët e Aleks Nikës i kërkuan gjykatës së lartë që hetimet për vrasjen e 21 janarit t’i kalojnë për kompetencë prokurorisë së posaçme.
Sot, anëtarët e gjykatës do të dëgjojnë në seancën familjarët e Nikës që pretendojnë se vrasja e të afërmit të tyre është krim shtertëror dhe duhet të hetohet nga spak dhe nga ana tjetër prokurorinë e posaçme që kallëzimin e familjarëve ia delegoi prokurorisë së Tiranës për hetimeve me argumentin se nuk janë ata kompetentë.
Nëpërmjet një letre bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika, thotë se dizponojnë një mikrokasetë ku janë rregjistruar urdhërat e drejtuesve të Gardës për të qëlluar mbi protestuesit.
Po kështu në letër thuhet se edhe gjykata e strasburgutr e ka cilësuar të pa zbardhur vrasjen e protestuesve dhe në të njëjtën kohë një sërë provash janë fshehur nga zyrtarët e lartë të kohës, përfshi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e brendshëm Lulzim Basha që sipas familjarëve duhet të meren në pyetje nga SPAK./abcnews.al