Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur mbi 9000 masa administrative përgjatë një jave.

Shumica e masave të vendoura janë për qëndrim të gabuar dhe për tejkalim shpejtësie.

Gjithashtu gjatë javës që lamë pas, 4 persona janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për 4 të tjerë ka nisur hetimi në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje.