Gjykata e apelit të përgjithshëm ka hedhur shortin për caktimin e trupës që do të vendosë për fatin se kush do të drejtojë dhe mbajë përfundimisht vulën e Partisë Demokratike. Shorti elektronik përzgjodhi relatore të çështjhes gjyqtaren Alma Ahmeti dhe dy anëtarët Iliba Bezati e Elona Toro.
Kjo trupë pritet të përcaktojë edhe datën se kur do të rinisë gjykimi i vulës për partinë demmokratike një betëjë e nisur prej vitit 2021 në gjykatën e Tiranës që më pas përfundoi deri në shkallën më të lartë të vendimmarrjes. Apeli do shprehet për vendimin e gjyqatrit Agron Zhukri që njohu Sali Berishën kryetar dhe nëse rrëzohet ky vendim atehere kryetar i PD mbetet Lulzim Basha.
Në mars të vitit të kaluar gjykata e apelit prishi vendimin e Zhukrit dhe urdhëroi nisen e gjykimit në shkallë të parë me një tjetër trup gjykues. Por kete vendim e çoi në gjykatë të lartë grupi i rithemelimit dhe më pas gjykata e lartë vendosi që dosja të shkojë sërish në Apel por me një tjetër trup gjykues./abcnews.al/