Edhe pse ende ë pazbuluar plotësisht Bazilikata paleokristiane ë qytetit të Ballshit , eshte nje nder sitet me te rëndësishëm të turizmit historiko- kulturor në zonën e Mallakastrës dhe jo vetëm.
Sipas specialistit të turizmit në bashkinë Mallakastrë Kreshnik Heqimaj, kjo bazilikë e cila daton në shekullin e VI, vitet e fundit ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj ndërsa ka theksuar se është domosdoshmëri jo vetëm vijimi i gërmimeve për të zbuluar fakte të reja, por edhe investime për sa i përket aksesueshmërisë së rrugëve ndërlidhëse dhe akomodimit të turistëve , gjë që do ti jepte një hov më të madh zhvillimit të turizmit në zonë.

Ndërkohë për arkeologun Bashkim Vreka ky monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore nuk ka marrë vëmendjen e duhur dhe është lënë tërësisht në harresë e studimeve .

Në rrënojat e bazilikës janë gjetur një sërë kolonash , mbishkrimesh dhe një skulpturë e pasur dekorative. Sipas gojëdhënës prej saj trashëgohen edhe kodikët e artit që njihen tashmë si kodikët e Beratit ndërsa epitafi i Gllavenicës i vitit 1373 është i ekspozuar në muzeun historik kombëtar dhe është pwlhura më e vjetër e ruajtur në Shqipëri.