Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme, në zonën pranë Lidhjes së Skrimtarëve, në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Gjatë një operacioni për arrestimin e një trafikanti droge (i cili po transportonte 1 kg kokainë) në momentin e ndalimit nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë shpejtësi mjetit të tij, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë në vetëmbrojtje ka qëlluar dhe e ka plagosur trafikantin, i cili më pas është dërguar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq policia bën me dije se janë arrestuar dhe dy persona që ndodheshin në makinë me të plagosurin, ndërsa AMP ka nisur një hetim për policin që përdori armën ndaj agresorëve që tentuan të largohen duke rrezikuar jetën e efektivëve.

Mesohet se personi i plagosur quhet Enea Sulejmani dhe është plagosur në inde të buta, plumbi nuk i ka prekur asnjë organ jetësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.

Në pamjet e publikuara, vihen re dhe shenjat e plumbave në makinën e autorëve.